www.elektronika.com

1.  VIZATIM TEKNIK            
Lenda e vizatimit teknik jep metodat me sociale te perfytyrimit te formave te sendeve apo objekteve te ndryshme te natyres. Qe ne bangat e shkolles, kjo lende nepermjet grafikes, ju sherben nxenesve per studimin e lendeve te tjera si p.sh. Gjeografise, Matematikes, Fizikes, Kimise e tje, dhe veçanerisht studimin e lendeve teknike profesionale, pra jo me kot quhet lenda nderlendore lidhese. Gjate studimit te lendes se vizatimit teknik, tek nxenesit kultivohen disa veti te rendesishme, siç jane pastertija, ndjenja e estetikes, kembengulja, intuita etj. Vizatimi behet me ose pa vegla te viz. tek. me dore te lire ne formen e skices, e cila sherben per berjen e shpejte te paraqitjes grafike te sendit apo objektit natyror. Ne se behet me vegla, ajo mer formen e vizatimit te punes. Ne te dyja rastet, kemi te bejme me paraqitjen e objekteve te ndryshem me permasat e dhena te gatshem per tu prodhuar ose e anasjellta, kur vizatimi eshte i bere, nxenesit te jete ne gjendje ta lexojne ate, per te krijuar idene dhe perfytyrimin rreth objektit te paraqitur. Kjo lende sherben si baze per mesimin e metejshem te AutoCAD-it.

2.  AUTOCAD
Ne kete lende, nxenesit mesojne kryesisht se si behet e mundur realizimi i vizatimit te objekteve te ndryshem natyror nepermjet kompjuterit ne 2D (ne plan) dhe 3D (ne hapesire). Keto realizohen nepermjet mesimit te komandave kryesore te AutoCAD-it si dhe perfytyrimit te objekteve ne hapesire. Keto mbeshteten tek praktika ku vazhdimisht behen ushtrime te ndryshme nga me te thjeshtat deri tek me te veshtirat si nga pamjet deri tek vizatimet permblethese etj.

3.  ELEKTROTEKNIKE   
Kjo lende ka per qellim te njohe nxenesit me llojet e ndryshme te rrymave elektrike dhe ligjet qe aplikohen ne qarqet e ndryshme elektrike per llogaritjen e tyre. Nxenesi do te krijoje shprehi te plota teorike dhe praktike per llogaritjen e qarqeve, njohjen me elementet e ndryshem qe formojne ata dhe me karakteristikat dhe parametrat e ketyre elementeve. Lenda trajton edhe njohuri mbi fushen magnetike si edhe llogaritjen e qarqeve elektrike duke perdorur numrat komplekse. Njekohesisht, jep edhe njohuri mbi makinat e rrymes se vazhduar dhe te transformatoreve me qellim perdorimin dhe lidhjen e tyre ne qarqet elektrike. Lenda nepermjet ushtrimeve me karakter te theksuar zbatues e praktik, puneve te shumta laboratorike, i jep mundesi nxenesve, te konstatojne shume dukuri dhe te mesojne perdorimin e shume aparaturave bashkekohore.    

4.  PRINCIPET E ELEKTRONIKES I  
Lenda ka per qellim njohjen e nxenesit me ndertimin, karakteristikat dhe perdorimin e elementeve te elektronikes. Nxenesi do te njihet me diodat e ndryshme, tranzistoret e ndryshem, vecorite qe kane ata ne ndertim dhe karakteristika dhe mundesite qe krijojne ata ne perdorime praktike. Nepermjet skemave te ndryshme, kufijve te frekuencave ne te cilat do perdoren keta elemente, nxenesi do te fitoje shprehi teorike e praktike per zgjidhjet e problemeve te ndryshme qe i perkasin kesaj fushe. Lenda do ta aftesoje nxenesin nga ana profesionale, gje qe arrihet nepermjet puneve te ndryshme laboratorike dhe aparaturave matese.      

5.  PRINCIPET E ELEKTRONlKES II   
Lenda zhvillohet ne vitin e katert dhe eshte vazhdim i njohurive te nisura ne vitin e trete.  
Lenda do te ruaje po ate linje duke e pajisur nxenesin me njohuri teorike e praktike, kryesisht ne fushen e perforcueseve operacionale dhe rregullatoreve te fuqise. Edhe per kete pjese njohurish, eshte parashikuar nje sasi e mjaftueshme ushtrimesh dhe punesh laboratorike ne sherbim te pervetesimit teorik dhe aftesimit praktik te njohurive nga nxenesit.

6.  TEKNIKA DIXHITALE   
Kjo lende ka per qellim formimin e nxenesit me njohurite themelore te elektronikes numerike, e cila vitet e fundit ka gjetur nje zbatim te gjere ne te gjitha fushat e shkences teknike dhe te ekonomise.  
Pasi jepen bazat e algjebres se Boolit, kalohet ne analizen dhe sintezen e qarqeve numerike te shkalles se mesme dhe te larte te integrimit. Jepen teknikat kryesore te projektimit te sistemeve numerike, duke kaluar edhe ne problemet qe lindin gjate realizimit praktik te tyre. Studion teknikat e qarqeve TTL dhe CMOS, dekoduesi, enkoderi. Studion teknologjine e konvertimit nga Dixhital ne Analog dhe anasjelltas.  
Te gjitha temat shoqerohen me ushtrime, pune laboratorike, dhe praktike ne qendrat industriale. Njohurite qe jepen gershetohen me lendet e tjera qe kane zhvillua

7.  ARKITEKTURE KOMPJUTERI    
Kjo lende ka si qellim kryesor te njohe nxenesit me   arkitekturen e sistemeve kompjuterike. Keto njohuri marrin nje rendesi te vecante pasi sistemet kompjuter tashme jane ne themel te pothuajse te gjithe zbatimeve te elektronikes si, telekomunikacionet, sistemet e kontrollit te komandimit, etj. Njohurite me te cilat synohet te pajisen nxenesit do t'u lejojne atyre te mund te operojne dhe te pershtaten lehte me sistemet kompjuter dhe me zbatimet qe mbeshteten mbi to. Synohet te shtjellohet arkitektura hardware, software si dhe funksionet e kompjuterave. Ne fushen e kompjuterave verehet nje zhvillim shume i shpejte i te gjithe sektoreve perberes si dhe nje zgjerim i shumellojshmerise se sistemeve kompjuter. Megjithate, disa koncepte themelore vazhdojne te zbatohen ne te gjitha keto etapa te zhvillimit teknologjik. Nje sistem kompjuterash, si cdo sistem, konsiston ne bashkeveprimin e komponenteve te tij perberes. Pershkrimi me i mire i nje sitemi behet duke analizuar strukturen e tij, menyrat e lidhjes se komponenteve dhe veprimin e cdo komponenti perberes. Organizimi i kompjuterave eshte hierarkik. Cdo komponent i rendesishem mund te pershkruhet si i perbere nga komponente me te vegjel dhe duke shpjeguar strukturen dhe funksionet e tyre. Pikerisht per keto arsye eshte menduar qe lenda te shpjegoje arkitekturen e sistemeve kompjuter, si menyra me e mire per shpjegimin e njohurive baze mbi kompjuterat.    

9.  PROGRAMIM   C++      
Kjo lende ka si qellim te aftesoje nxenesit ne nje nga gjuhet me te pershtatshme te programimit per specialitetin elektronik, sic eshte   Gjuha C++ . Gjithe problemet inxhinierike sot zgjidhen me kete gjuhe programimi, si me prane ceshtjeve dhe synimeve te elektronikes se sotme.  
Turbo C++   eshte nje nga versionet me te mira dhe te avancuara te   Turbo C , qe sot ka gjetur aplikime te gjera. Duke marre njohuri hap pas hapi per menyren e programimit ne   C++   dhe duke u mbeshtetur ne njohurite per menyren e funksionimit dhe ndertimit te kompjuterit, nxenesi arrin te kompletoje gjithe bagazhin e vet ne kete fushe. Nxenesi do te behet i afte te formuloje programe te ndryshme ne   C++ dhe te zgjidhe probleme te ndryshme. Lenda tregon hap pas hapi rrugen e programimit ne   C++ , jep konceptet baze te   C++ , trajton llojet e variablave, funksionet, librarite standarde dhe fjale komandat e   C++ . Trajtohen kushtet ne programim, vargjet dhe stringjet, pointerat, hyrje-daljet dhe file-t e diskut.    

10.  MATJET ELEKTRONIKE    
Lenda ka per qellim t'i mesoje nxenesit menyrat e matjes se madhesive te ndryshme elektrike dhe joelektrike. Duke pasur parasysh qe matjet gjithmone shoqerohen me gabime dhe kerkesa per gabime sa me te vogla eshte evidente, permbajtja e lendes do te trajtoje me rigorozitet metodat e ndryshme te matjes dhe tipet e aparateve qe japin gabime sa me te vogla.  
Do te trajtohet matja e madhesive te ndryshme elektrike dhe ndikimet qe sjellin ne keto madhesi rritja e frekuences, per pasoje, del justifikimi i perdorimit te disa aparateve e metodave qe jane te vecanta per fushen e elektronikes. Pervetesimi i kesaj lende i jep mundesi nxenesit te nxjerre konkluzione te drejta per dukuri te ndryshme, dhe se dyti te dhenat e marra nga aparatet sherbejne per te bere nderhyrje profilaktike dhe mirembajtje ne paisjet elektrike dhe joelektrike. Per arritjen e ketyre synimeve eshte zgjedhur material teorik cilesor, dhe do te kryhen nje cikel punesh laboratorike per tu njohur me perdorimin e disa aparateve qe jane trajtuar.  
Lenda matje elektrike eshte nje nder lendet baze qe ndikojne ne formimin profesional te nxenesit.

11.  TELEKOMUNIKACION 1    
Kjo lende synon ti njohe nxenesit me sistemet e telekomunikacioneve, roli i madh qe kane ato ne kapercimin e pengesave qe krijojne distancat per te sjelle prane njerezit, njohja me sherbimet kryesore qe ofron ky sistem dhe menyrat e sigurimit te ketyre sistemeve. Nxenesit te arrijne te kuptojne menyrat kryesore te modulimeve te sinjaleve analoge e digitale, si proces baze te transmetimit te ndryshimeve te informacionit.  
Te arrihet te kuptohet nga nxenesit, elementet kryesore te radiove, strukturat, teknikat e modulimit, kerkesat per brez transmetimi, cilesi transmetimi etj, si baze e sistemeve te komunikimit radio.  
Te njihen me menyren e funksionimit te aparatit telefonik, strukturen e rrjetit telefonik fiks, dhe procedurat e vendosjes se nje lidhje telefonike.  
Nepermjet puneve te laboratorit dhe eskursioneve, nxenesit te mund te bejne nje lidhje midis teorise dhe teknologjise se perdorur ne praktike.    

12.  TELEKOMUNIKACION 2   
Kjo lende synon ti jape njohuri nxenesve mbi rrjetat e telekomunikacioneve duke i dhene prioritet rrjetave te komunikimit te te dhenava. Te marrin njohuri baze per menyren e organizimit, ndertimit dhe standarteve baze te LAN-eve si rrjeta kryesore te transmetimit te te dhenave.  
Jepen njohurite me te fundit per sherbimet e ofruara nga interneti, protokollet kryesore te tije dhe menyrat e lidhjes me internet.  
Jepen edhe menyrat e tjera te komunikimit te sotem, si ato satelitore dhe sisteme te radiokomunikimit te levizshem (Sistemi GSM). Nepermjet puneve te laboratorit dhe detyrave te kursit, nxenesit sjellin dhe shkembejne informacione nga me te fundit mbi teknologjite e perparuara sot ne sistemet e telekomunikacionit.    

13.  TEKNIKA E FREKUENCAVE TE LARTA    
Kjo lende synon ti jape njohuri te qendrueshme nxenesve mbi transmetimin dhe marrjen e sinjaleve te frekuencave te larta. Keto njohuri do te jepen duke studiuar pajisjet e ndryshme marrese dhe dhenese qe perdoren sot, duke zgjedhur prej tyre ato qe paraqesin vecori ne ndertim dhe qe shfrytezojne dukuri te reja.  
Nisur nga ky synim, eshte menduar te trajtohen marresat me modulim ne amplitude, frekuence, dhenesat perkates, transmetimin dhe marrjen e sinjalit televiziv, videoregjistratoret, radiolokatoret.  
Temat qe do te trajtohen do te kene informacion te ri me drejtim llogarites dhe duke patur parasysh eleminimin e paralelizmave brenda lendes dhe me lendet e tjera.  

14. TEORI BIZNESI  
Kjo lende synon dhenien e disa njohurive per hyrjen ne tregun e punes si menyra per prezantimin me dinjitoz ne intervista punesimi si dhe rruget per gjetjen e nje pune sa me te pershtatshme ne njohurite dhe aftesite e zoteruara. Gjithashtu kjo lende jep njohuri baze mbi kontabilitetin, menaxhimin, marketingun dhe elemente juridike te nevojshem per nje aktivitet biznesi.